Shqiptarja që u kandidua për Nobel, Sevim Arbana: Qeveria mbylli sytë, s’më promovoi

16 Mars 2025 | 18:40

Aktivistja Sevim Arbana vjen në emisionin Profil me një rrëfim të ndjerë për jetën e saj. E rritur pa baba por me nënën dhe motrat, aty ndjeu për herë të parë feminizmin të cilin nuk e njihte si nocion por e ktheu në mision.

Ajo rrëfeu për Greta Topjanën në  emisionin “Profil” se gjatë jetës ajo ka marrë shumë çmime, por më shokuesi ishte kandidimi për çmimin Nobel

“Unë kam marrë disa çmime realisht prestigjoze. Por ai që më shikoi ishte në 2005 kur unë u kandidova për çmimin, 1000 gra për çmimin Nobel. Unë kam qenë në një qendër kompjuterash, se na kishin ikur dritat në zyrë, kur më vjen e-maili, që isha kandiduar për çmimin Nobel. Unë kam uluritur aq shumë, sepse mu duk çudi.

Kjo ishte faza e parë, në fazën e parë nuk duhej bërë publike, se nga 1000 do zgjidheshin 100, pasi zgjidhen organizatorët e çmimit Nobel ua rekomandojnë shteteve. në u përzgjodha, ata i thanë shtetit shqiptar që ta lançonin. Nuk u bë asgjë. Absolutisht asgjë”,-tha Sevim Arbana.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026