I rrethuar nga mbështetësit, Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

17 Mars 2025 | 10:15

Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, në lidhje me dosjen “Partizani”.

Ai u prit nga mbështetësit e tij që u mblodhën para ambienteve të SPAK ku pas daljes së tij pritet të mbajë fjalën para tyre.

Berisha e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë” ndërkohë që ai paraqitet në SPAK dy herë në muaj, ekzaktësisht të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Ish-Kryeministri akuzohet për korrupsion në dosjen hetimore të ish-klubit Partizani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026