Kurti takim me Borrell në Bruksel, dialogu me Serbinë nuk do të rifillojë më 11 Maj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e mbylli vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel pa një zotim për një datë të caktuar për rifillimin e dialogut me Serbinë, ndryshe nga sa shpresonte BE, që bisedimet të rifillonin më 11 maj.
“Na duhen më shumë informacione dhe dokumente mbi marrëveshjet e mëparshme dhe procesin në tërësi, në mënyrë që të njihemi dhe të përgatitemi”, u shpreh Albin Kurti.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ishte në Bruksel më herët gjatë javës dhe ra dakord për nisjen e bisedimeve me qeverinë e re në Prishtinë.
Por, kryeministri Kurti gjatë fushatës elektorale në fillim të vitit premtoi se prioritet do të jenë ngritja e ekonomisë së Kosovës, vaksinimi dhe luftimi i papunësisë tek të rinjtë në Kosovë.
Në Twitter, ambasada e SHBA në Bruksel vlerësoi vizitën e Kurtit.
Nga ana tjetër, shefi i Politikës së Jashtme iu përgjigj akuzave se BE nuk po bën mjaftueshëm.
“Jam i ngopur me këtë histori se nuk po japim sa duhet dhe nuk po ndihmojmë sa duhet. Ka një rekord mbështetjeje financiare në këtë proces, por që nuk merret parasysh”, tha Josep Borrell.
Kjo javë u shënua nga shkrimet e 2 mediave që u përfol se ishin gazeta, që thoshin se qeveritë në BE po shqyrtojnë rishkrimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, edhe pse ekspertët e kundërshtojnë këtë.
“Ne po shohim se disa vende janë më të favorizuara në rrugën drejt BE-së, ndërsa të tjera janë lënë pas, si Bosnja dhe Kosova. Dhe ndërsa situata mbetet e tillë është gjithmonë një boshllëk që duhet të mbushet nga aktorë të jashtëm, por edhe nga media qesharake, që shpresoj do të zhduken dhe s’do merren seriozisht”, nëvizoi Engjellushe Morina nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Si kryeministri Kurti edhe shefi i diplomacisë së BE-së ritheksuan qëndrimin e mbështetur nga shumë vende të tjera të Ballkanit, se këto pseudo media nuk janë serioze dhe nuk u duhet kushtuar vëmendje.
Lexoni gjithashtu:
Borrell reagon për ‘non-paper’: Janë lajme të rreme, dialogu nuk ka alternativë
Debati për kufijtë e Ballkanit, analistja Krasniqi shpjegon situatën Kosovë-Serbi
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut