“Me 8 miliard euro në vit mundet dhe Trumpi”, kandidatët e PD dhe PS debat mes tyre
Në emisionin “Now” në Euronews Albania u zhvillua një debat i ashpër mes kandidatëve të rinj të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste . Florian Pullazi dhe Besart Xhaferri shkëmbyen qëndrime të forta mbi çështje politike dhe reformën në drejtësi.
Gjatë debatit, kandidati i PS-së, Florian Pullazi, theksoi se reforma në drejtësi është një krenari për partinë e tij.
I pyetur nëse Partia Socialiste do të përballet me një kosto elektorale, për shkak të hetimeve të SPAK ndaj disa zyrtarëve të saj, përfshirë Erion Veliajn, Xhaferri u shpreh se këtë do ta vendosin qytetarët. Sipas tij, PS ka nisur fushatën prej muajsh dhe ka zhvilluar takime të shumta në terren.
“PS e ka krenari që ka bërë reformën në drejtësi. Sa i përket hetimeve këtë e dinë qytetarët. PS ka disa muaj që është në fushatë. Takimet në terren i ka realizuar disa muaj përpara, dhe po prap ka disa muaj që ka filluar organizimin e saj elektoral.
Nga ana tjetër, Besart Xhaferri, kryetar i Forumit Rinor të PD-së dhe kandidat për deputet në Tiranë, hodhi akuza ndaj PS-së për financimin e fushatës.
“Ju keni 8 miliardë euro në vit, me aq para mund të mundni edhe Trump-in,” tha Xhaferri.
Pavarësisht akuzave, Pullazi mbrojti qëndrimin e PS-së, duke theksuar se pa kontributin e kësaj partie reforma në drejtësi nuk do të ishte realizuar.
“PS është ajo që miratoi reformën në drejtësi dhe mbështet të gjitha institucionet e drejtësisë,” u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta