Trump bisedë telefonike me Zelenskyn: Jemi në rrugën e duhur
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyn. Vetë Trump shkruan në rrjetet e tij sociale se biseda ka shkuar shumë mirë.
Ai tha se bisedimet kanë qenë në rrugën e duhur ndërsa shton se pikat e diskutuara do të bëhet publike shumë shpejt.
“Sapo përfundova një telefonatë shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës. Zgjati rreth një orë. Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në telefonatën e djeshme me Presidentin Putin, me qëllim që të harmonizohen kërkesat dhe nevojat e Rusisë dhe Ukrainës.
Jemi në rrugën e duhur dhe do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Ëaltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Kjo deklaratë do të bëhet publike së shpejti”,-shkruan Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë