PD thotë se prokuroria shpërfilli kallëzimin për “krime zgjedhore” ndaj stafit elektoral të Belinda Ballukut

30 Prill 2021 | 13:41

Partia Demokratike deklaroi mesditën e sotme se prej 12 prillit ka kallëzuar për krime zgjedhore stafin elektoral të ministres Belinda Balluku, mirëpo prokuroria nuk ka vepruar. Për këtë ajo i kërkoi Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion që të hetojë “për krim” edhe prokurorinë.

PD publikoi një pjesë të kallëzimit që bazohet në biseda, të pretenduara prej saj, se janë të rrjedhura nga stafi elektoral i ministres së Infrastrukturës Balluku.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se përmes këtyre bisedash provohet se “PS ka dhënë legalizime banesash në këmbim të votës”. Në materialet e bëra publike nga PD tregohen lista me emra personash që udhëzohen të takohen gjatë fushatës elektorale, si dhe kërkesa specifike për shqyrtime për dokumente në hipotekë.

Bardhi tha se për këtë çështje PD ka bërë kallzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për “krime elektorale”, “shpërdorim detyre” dhe “grup të strukturuar kriminal” që prej datës 12 prill 2021, mirëpo prokuroria nuk ka vepruar.

Gjatë deklaratës për shtyp Bardhi iu drejtua Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion duke cituar thirrjen e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela që ishte shprehur më parë se “çdo krim zgjedhor duhet të hetohet”. Bardhi tha se “kjo nuk mjafton” dhe se “SPAK ka përpara një krim të dyfishtë: vjedhjen e zgjedhjeve dhe mosveprimin e organit të prokurorisë”.

Për këtë kallëzim ende nuk ka një reagim nga ministrja Balluku, apo strukturat e PS-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026