Dinamika e aksidentit me 4 viktima, makina shpërtheu në flakë sapo goditi betonieren

20 Mars 2025 | 09:26

Një aksident i rëndë ndodhi të mërkurën rreth orës 23:50 në Fushë-Prezë ku një automjet u përplas me një betoniere ku për pasojë humbën jetën 4 të rinj nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes makina shpërtheu në flakë menjëherë pas përplasjes.

Nga burime thuhet se betonierja sapo ka dalë nga puna dhe është futur në rrugë, pasi pranë vendit të ngjarjes është edhe pika e betoniereve.

Ajo ka qenë në lëvizje dhe automjeti tip Benz, në të cilin udhëtonin katër të rinjtë, ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.

Makina e të rinjve ka shpërthyer menjëherë në flakë. Policia po heton nëse betonierja kishte sinjale stopa nga pas.

Personat që humbën jetën pas zjarrit në automjetin e aksidentuar janë katër të rinj të moshës 20-25 vjeç: Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi, të gjithë nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës.

Të rinjtë mësohet se po ktheheshin nga Rinasi për në Fushë-Krujë pasi kishin marrë në aeroport Enejd Laçin, i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026