Katër të rinj digjen brenda makinës, u përplasën me një betoniere në Fushë-Prezë
Një aksident i rëndë me 4 viktima ka ndodhur në Fushë-Prezë të mërkurën në orën 23:50 pasi një automjet është përplasur me një betoniere duke shpërthyer më pas në flakë.
Sapo është përplasur makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda saj kanë humbur jetën pasi janë bllokuar në mjet dhe janë djegur pa pasur mundësi që të dalin.
Personat që humbën jetën pas zjarrit në automjetin e aksidentuar janë 4 të rinj të moshës 20-25 vjeç; Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës.
Dy nga viktimat e aksidentit, Enejdi dhe Erildi Laçi, janë vëllezër.
“Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç’, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë drejtuesi i betonieres 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, nuk u gjet në vendin e ngjarjes pas aksidentit ndërsa më vonë është bërë i mundur ndalimi i tij.
Tragjike në Tiranë/ Makina përplaset me betonieren, humbin jetën 4 të rinj 20-25 vjeç pic.twitter.com/2Hpl3mpEpS
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) March 20, 2025
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

Njoftimi i policisë
Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar