Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin: Përgjime pa lidhje
Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi këtë të enjte të lërë në fuqi masat e arrestit me burg për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Liçit në Shkodër.
Ata kishin apeluar vendimin e shkallës së parë të GJKKO-së mbi masën e arrestit me burg ndaj tyre në lidhje me ngjarjen e vitit 2018 në Shkodër ku mbeti i vrarë Fatbardh Lici.
Safet Bajri ka deklaruar në Apelin e Gjykatës së Posaçme se nuk e kupton si mund të konsiderohen prova ato përgjime, që sipas tij, janë pa lidhje.
“Nuk e kuptoj si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje. Unë kam qenë në diskotekë dhe në restorant peshku atë ditë. Pasi u largova, kalova në ato rrugë ku kam kaluar gjithmonë për t’u kthyer në shtëpi”, tha Bajri para gjykatës.
Gjithashtu ai ka pretenduar se një natë para ngjarjes ka qenë në një restorant në Tiranë dhe më pas në një lokal nate. Sipas tij, përgjimet nuk provojnë se ai është autori i krimit.
Po ashtu, për mbështetje të autorit të krimit është arrestuar edhe Eria Ago, e cila gjithashtu ka apeluar masën e arrestit ndaj saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)