Franca “manual mbijetese”! Qeveria përgatit popullin për kriza të mëdha
Qeveria franceze ka gati një manual që do të shpërndahet për qytetarët e vendit për t’i përgatitur ata për “kriza të mëdha” që mund të ndodhin.
I quajtur “manuali i mbijetesës” ai synon që të ofrojë informacione dhe praktika të nevojshme për të mbijetuar gjatë situatave ekstreme, duke përfshirë katastrofa klimatike, aksidente industriale, epidemitë, rrjedhje radioaktive, sulme kibernetike dhe madje konflikte të armatosura.
Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare, i cili është përgjegjës për zhvillimin e këtij udhëzuesi, sqaron se ndonëse manuali përfshin mundësinë e luftës, nuk është fokusi kryesor i këtij udhëzuesi.
Në vend të kësaj, ai synon të forcojë aftësitë e popullatës për të reaguar ndaj krizave të ndryshme, për të garantuar që qytetarët të jenë të përgatitur për çdo lloj situate të papritur.
Ky manual është pjesë e një strategjie më të gjerë, të quajtur “strategjia kombëtare e elasticitetit”, e cila ka nisur të zhvillohet pas pandemisë së Covid-19 dhe synon të ndihmojë Francën dhe qytetarët e saj të jenë më të qëndrueshëm ndaj goditjeve të mundshme në të ardhmen.
Ky plan ka për qëllim përmirësimin e përgatitjes të shtetit dhe qytetarëve për të përballuar krizat, si dhe zhvillimin e mjeteve dhe resurseve për menaxhimin e tyre në mënyrë efikase.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West