Trump kërkoi centralet e Ukrainës? Zelensky: Nëse s’janë tonat, s’do jenë të askujt

20 Mars 2025 | 16:35

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, mbajtën një konferencë shtypi në Oslo pas takimit të zhvilluar mes tyre, ku u diskutuan disa çështje të rëndësishme, përfshirë sulmet ruse dhe situatën energjetike në Ukrainë.

Në fjalimin e tij, Zelensky theksoi se, pavarësisht deklaratave të udhëheqësit rus, Vladimir Putin, se do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, asgjë nuk ka ndryshuar.

“Dje në mbrëmje, një tjetër sulm rus goditi infrastrukturën tonë energjetike. Ne në Ukrainë përballemi me këtë çdo ditë dhe natë. Pavarësisht fjalëve të Putinit për ndalimin e sulmeve, asgjë nuk ka ndryshuar,” tha Zelensky gjatë konferencës.

Gjatë konferencës, një gazetar e pyeti Zelenskyn në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje që SHBA të zotëronte centralin bërthamor të Zaporizhzhia, një nga centralet më të mëdha bërthamore në Ukrainë. Zelensky u përgjigj duke theksuar se “të gjitha termocentralet bërthamore i përkasin popullit të Ukrainës”. Ai shtoi se çështja e pronësisë së këtij objekti nuk ka qenë pjesë e diskutimeve të tij me presidentin Trump. “Nëse nuk i përket Ukrainës, nuk do të funksionojë për askënd,” theksoi ai.

Gjatë konferencës, Zelensky, ndau mendimin e tij se si mund të arrihej një armëpushim në Ukrainë dhe hapat që mund të çojnë drejt tij.

Zelensky tha se Ukraina ka sugjeruar një armëpushim nga toka dhe deti, duke e konsideruar këtë si hapin e parë për të ndaluar agresionin rus.

Ai theksoi se një armëpushim i plotë 30 ditor, mund të arrihej më pas përmes negociatave.

Zelensky gjithashtu njoftoi se Ukraina dhe zyrtarët amerikanë do të takohen në Arabinë Saudite të hënën e ardhshme. Këto bisedime do të jenë të ndara nga ato mes zyrtarëve rusë dhe amerikanë, që do të zhvillohen në të njëjtën ditë, duke shfaqur një ndarje të qartë në qëndrimet mes palëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026