60 vite mban agjërim, Sherif Hysa nga Librazhdi tregon historinë e tij

20 Mars 2025 | 20:06

Ky është Sherif Hysa, praktikant i devotshëm i besimit mysliman, i cili ka më shumë se 60 vjet që agjëron gjatë muajit të Ramazanit.

74-vjeçari nga fshati Kokrevë i Librazhdit, tregon se mbajtja e Ramazanit i sjell atij qetësi shpirtërore. Ndërsa thekson se as diktatura nuk e ka ndaluar familjen e tij dhe të gjithë fshatin të praktikonin besimin ndonëse duhej të ruheshin.

“Që ne moshën 10 vjeç unë kam filluar të agjëroj intervalisht si moshat e vogla, jo i rregullt me vonë sistemi i mbylli kishat e xhamitë, por moshat e vjetra kanë qenë mysliman të vërtetë dhe ai që ka qene i vërtetë nuk e ka lënë. Me dritare mbyllur, me perde dhe batanije, pa dritë kanë ngrënë syfyrin në errësirë dhe e kanë mbajt. Ramazani është mbrojtësi kryesor i myslimanit”, tregon i moshuari.

Ky muaj sipas Sherifit është jo vetëm muaji  sakrificës, por dhe mëshirës, mirësisë e begatisë. Ai tregon ndryshimet ndër vite për kushtet në të cilat ka agjëruar.

“Thuhet që e lusim Zotin të na zërë muaji i Ramazanit, jo ta diskutosh ti do agjërosh a s’do agjërosh. Ai muaji ty të ka pastruar komplet dhe ti je i zhveshur nga gjynahet, nga ngarkesa, se nuk ka njeri vetëm. Zoti është i pagabueshëm. Njeriu është i gabueshëm, por kur kërkon falje Zoti të fal. Në ato kohëra ishte edhe fukarallëk, tani ti çfarë nuk ke të hash syfyr, iftar, kushtet janë shumë moderne me atë kohë që ishim. Ne na kënaq këtu ne taravi, në darkë e gjithë rinia vjen në xhami”, thotë ai.

Pas këtij muaji sakrifice, Sherifi do të festojë Fitër Bajramin, me shpresën se Zoti do t’ia ketë pranuar përkushtimin e tij, ashtu siç dëshirojnë qindra milionë besimtarë në të gjithë botën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026