Afatet për Deklaratën Individuale të të Ardhurave drejt fundit, çfarë duhet të dini
Indvidët që kanë pasur pagë bruto mbi 1.2 mln lekë në vitin 2024, duhet të dorëzojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale. Nëse, nuk e kanë plotësuar ende në faqen online të drejtorisë së tatimeve, qytetarët kanë afat deri në fund të muajit mars.
Procesi i deklarimit të të ardhurave, këtë vit ka pasur disa ndryshime, të njoftuara më herët edhe nga administrata tatimore, pasi pragu më herët ka qenë 2 mln lekë të ardhura në vit.
Tatimet thonë se janë 144 mijë individë, që duhet të plotësojnë formularin, ndërsa më shumë se gjysma e tyre e kanë bërë deri tani.
Ndëkrohë, për ata që nuk e dorëzojnë, ka një penalitet me vlerë 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa.
Arsyet pse bëhet kjo deklaratë, për Administratën Tatimore lidhen me kontrollet për evazion fiskal, ndërsa deklarimi duhet të bëhet edhe nga të gjithë të dypunësuarit, pavarësisht nivelit të pagave.
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)