Doli pa mandat nga zgjedhjet e 25 prillit, reagon Pandeli Majko

30 Prill 2021 | 17:28

Pandeli Majko nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, pasi mori 8790 vota, ndërkohë që i duheshin 12602 vota për të thyer herësin.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook ministri i shtetit për Diasporën, njëkohësisht nga eksponentët më të vjetër të Partisë Socialiste, shprehet se në sajë të sistemit elektoral që të gjithë e pranuan ai nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, edhe pse siç nënvijëzon matematika e rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës.

Teksa thekson se pritshmëritë  e tij ishin që PS të dilte me 19 mandate, aq sa ishte edhe numri në listë që mbante Majko, ai shprehet se për këtë arsye nuk kishte bërë në asnjë moment fushatë për numrin 19, por për numrin 12 që ishte Partia Socialiste.

“Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë,… ‘19-ta kërkon leje për t’u ulur në aeroport!’ Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.

Shpresoj t’u kem dhënë ‘everything’! Mirupafshim!”, shkruan veç të tjerash Majko.

Nga emra e njohur të PS, veç Pandeli Majkos nuk mundën të merrnin mandatin e deputetit në Tiranë as Mimi Kodheli, Ervin Bushati, Fidel Ylli e Spartak Braho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026