LSI përkrah grevistëve, Kryemadhi letër 4 institucioneve për zbardhjen e përgjegjësive
Ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, kryetarit të KLSH-së, ministres së Infrastrukturës dhe Avokates së Popullit, me anë të së cilës iu kërkon që të marrin masa për t’i dhënë fund grevës së urisë të punëtorëve të ujësjellësit të Poçemit, i cili furnizon qytetin e Ballshit dhe disa njësi administrative rreth tij.
Sipas këtij dokumenti, punonjësit e ujësjellësit të Poçemit nuk kanë marrë pagat prej 27 muajsh, gjë që ka shkaktuar një gjendje të rëndë ekonomiko-sociale të familjeve të tyre dhe që i ka detyruar ata të futen në ditën e katërt të grevës së urisë.
“Kërkoj nga ju verifikimin dhe zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve të agjencive shtetërore si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përgjegjësit e këtyre veprimeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësive ligjore”, – thuhet në fund të letrës që kryetarja e LSI ia ka adresuar sot z. Olsian Çela, z. Bujar Leskaj, znj. Belinda Balluku dhe znj. Erinda Ballanca.
Një muaj më parë punonjësit nisën protestat duke filluar me fikjen e nënstacionit çka shkaktoi ndërprerjen e ujit të pijshëm për 1 orë në gjithë Mallakastrën. Por tani duket se mjeti i vetëm që u ka mbetur për të marrë atë që u takon është greva e urisë.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër