Izraeli thotë se ka zmbrapsur një sulm të rebelëve Huthi
Ushtria izraelite tha më 23 mars se ka rrëzuar një raketë të lëshuar nga Jemeni, para se të hynte në territorin izraelit.
Ky sulm paraqet një përshkallëzim të situatës mes Izraelit dhe rebelëve jemenas, Huthi, të cilët mbështeten nga Irani.
Rebelët jemenas morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se grupi gjuajti një raketë balistike në drejtim të aeroportit Ben Gurion, afër Tel Avivit, tha zëdhënësi ushtarak, Yahya Saree.
Saree tha se sulmi çoi në pezullimin e trafikut ajror në këtë aeroport për një orë e gjysmë.
Megjithatë, autoriteti që menaxhon aeroportet në Izrael tha se aeroporti nuk u prek nga ky sulm.
Zëdhënësi i rebelët Huthi – grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara – pa ofruar asnjë provë, pretendoi se rebelët të dielën kishin kryer sulme ndaj aeroplanmbajtësit amerikan, USS Harry S. Truman, në Detin e Kuq.
Rebelët Huthi së fundi janë zotuar se do të përshkallëzojnë sulmet, përfshirë sulmet ndaj Izraelit, në përgjigje të sulmeve të kryera nga SHBA-ja më herët gjatë këtij muaji, që përbëjnë operacionin më të madh ushtarak të SHBA-së në Lindjen e Mesme që kur presidenti Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Sulmet amerikane ndaj rebelëve jemenas kanë lënë të vrarë të paktën 50 persona.
Po ashtu, sulmi i fundit i rebelëve jemenas vjen pasi ata janë zotuar se do të zgjerojnë caqet e tyre në Izrael, në kundërpërgjigje ndaj rinisjes së sulmeve izraelite në Gazë që kanë lënë qindra të vrarë ditëve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 07:53 Përfshihet nga flakët një mjet në aksin Vlorë-Radhimë, shkrumbohet nga zjarri (VIDEO)
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?