Standard & Poor’s publikon raportin e vlerësimit për ekonominë shqiptare
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të ekonomisë, Standard & Poor’s (S&P), ka përmirësuar vlerësimin ndaj Shqipërisë, duke e ngritur nga “BB-” në “BB”, dhe duke konfirmuar një perspektivë të qëndrueshme. Ky përmirësim pasqyron forcimin e performancës ekonomike dhe fiskale të Shqipërisë gjatë viteve të fundit dhe e vendos vendin në një pozicion të favorshëm për të tërhequr investime të huaja.
Përmirësimi i vlerësimit është i lidhur me uljen e borxhit publik, i cili që nga viti 2019, ka pësuar një ulje të ndjeshme prej 10 pikësh përqindje të PBB-së. Po ashtu, deficiti i llogarisë korrente është më shumë se përgjysmuar, dhe flukset neto të investimeve të huaja direkte rritur duke mbështetur rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.
Një nga faktorët kryesorë të këtij përmirësimi është eksporti i shërbimeve, i cili ka dyfishuar vlerën që nga viti 2019, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme të sektorit të turizmit, një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. S&P parashikon që Shqipëria të ruajë një rritje ekonomike mbi 3% për periudhën 2025-2028, e mbështetur nga investimet dhe konsumi i brendshëm.
Në aspektin fiskal, agjencia vlerëson se financat publike të Shqipërisë kanë performuar mirë, ndërsa autoritetet shqiptare kanë miratuar reforma të rëndësishme legjislative për forcimin e taksimit progresiv dhe përmirësimin e përputhshmërisë tatimore. Këto masa, së bashku me përpjekjet për konsolidim fiskal, do të kontribuojnë në mbajtjen e deficiteve buxhetore të moderuara, me një mesatare prej rreth 2% të PBB-së deri në vitin 2028.
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)