ISHP: Duhanpirja tek të rinjtë, po shfaqen dëme në shëndet

24 Mars 2025 | 14:05

Adoleshentët shqiptarë janë gjithmonë e më të pritur të konsumojnë duhan. Ekspertët e ISHP vërejnë me shqetësim se numri i tyre po rritet nga viti në vit. Djemtë janë më të shumtë në numër se vajzat dhe është parë që prevalencë e duhanpirjes rritet me rritjen e moshës. Në një intervistë për Euronews Albania, Genta Qirjako specialist pranë ISHP  thotë se duhanpirja tek adoleshentët është një sjellje e rrezikshme e cila ka pasoja afatshkrutra në shëndet.

 “Në përgjithësi fëmijët që pijnë duhan vuajnë nga sistemi respiratorë, bëjnë bronkite kronike , sëmuren shpesh, vuajnë nga kolla, nga astma, ndërkohë adoleshentët që përdorin duhan herët ka një zhvillimit më të ulët fizik, nga ana tjetër lidhur me shëndetin mendor mendohet se lidhur me varësinë nga nikotina, këto adoleshent mund të zhvillojnë shenja që lidhen me ankthin dhe depresionin”,-tha specialistja e ISHP-së Genta Qirjako.

Nisja në moshë të hershme e duhanit, bën që me kalimin e viteve, pasojat të rëndohen.

“Efektet afatgjata, janë efekte që lidhen me sëmundjet e zemrës, që aktualisht zë vendin e parë në sëmundshmëri dhe sëmundjet tumorale, që është kanceri i mushkërisë, këto janë dy sëmundje që ka evidenca të padiskutueshme që janë të lidhura me procesin e duhanpirjes”,-shtoi Qirjako.

Ekspertët vërejnë se edhe në moshat e rritura, konsumi i duhanit është një problem për shqiptarët. Ata rekomandojnë lënien e duhanit, si forma më e mirë për të mbrojtur shëndetin, por në rastet kur refuzojnë dhe nuk duan ta lënë duhanin ata thonë se kalimi në alternativa më pak të dëmshme do të ndikonte në reduktimin e dëmit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026