Djali i Maradonës akuza të forta: Babanë tim e vranë dhe i vodhën paratë

25 Mars 2025 | 10:15

Diego Armando Maradona Sinagra, djali i legjendës së futbollit Diego Armando Maradona, ka bërë deklarata të forta lidhur me gjyqin që po zhvillohet në Argjentinë për vdekjen e të atit. Në një intervistë për emisionin spanjoll “El Chiringuito”, ai akuzoi drejtpërdrejt mjekët dhe infermierët që e trajtuan Maradonën, duke i fajësuar ata për vrasje.

“Po ndjek nga afër gjyqin dhe është një periudhë shumë e vështirë për familjen tonë. Na presin kohë të rënda, por jemi të përgatitur,” tha Maradona Jr., i cili aktualisht është trajner i klubit spanjoll UD Ibarra. Ai mbështeti teorinë e avokatit Fernando Burlando, duke pohuar se babai i tij u “vra në mënyrë djallëzore” në atë që ai e quajti “shtëpia e tmerrit”.

Sipas tij, mjekët nuk ndërhynë në kohë dhe nuk bënë asgjë për ta shpëtuar Maradonën. “Nëse do ta kishin trajtuar siç duhet, ai do të ishte ende gjallë,” theksoi ai. Gjithashtu, ai ngriti dyshime se përveç neglizhencës mjekësore, ka pasur edhe keqmenaxhim të pasurisë së të atit. “Jam i bindur se jo vetëm që nuk u kujdesën për të, por edhe i vodhën paratë,” shtoi ai.

Gjyqi për vdekjen e Maradonës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe pritet të zbulojë nëse mjekët dhe infermierët ishin përgjegjës për trajtimin e papërshtatshëm që çoi në ndarjen nga jeta të një prej ikonave më të mëdha të futbollit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026