Rama: Falë shërbimeve dixhitale, kursyem 75 milionë fletë letre

25 Mars 2025 | 13:52

Këtë të martë u prezantuan fituesit e Startup dhe Startup Grant 2024 një program për mbështetjen e kompanive nëpërmjet granteve dhe masave mbështetëse nga qeveria për të stimuluar sipërmarrjen inovative duke ofruar financim për kompanitë startup më premtuese shqiptare.

I pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili foli për reformën e qeverisë për kalimin e shërbimeve nga sportelet në dixhitale. Sipas Ramës, falë kësaj reforme, ku qytetarët mund të marrin shërbimet online, shqiptarëve u janë kursyer 620 milionë euro, ndërsa shteti ka kursyer 75 milionë fletë letre.

“Falë shërbimeve dixhitale ndaj qytetarëve, janë kursyer 620 milionë euro në total, të cilat përndryshe do t’i kishin shpenzuar për të marrë shërbimet që kanë marrë gjatë këtyre viteve, duke llogaritur këtu nga karburanti e deri te distancat e tjera. E dyta, janë kursyer 75 milionë fletë letre, dhe e treta, që është më domethënësja, është që koha e kursyer përfytyroni tani, kjo kohë është kursyer ekuivalente me 25 mijë rrotullime rreth Tokës. Kjo është habia e madhe dhe bekimi i teknologjisë për vende si i yni, që në rastin e kontaktit me teknologjinë dhe marrjen e shërbimeve që ajo ofron, ka mundësinë të bëjë një kapërcim historik që nuk do ta bënte dot kurrë pa teknologjinë. Shumë shpejt, edhe për dokumentet që do të tërhiqen online, qytetarët do të mund të parashtrojnë kërkesat dhe gjithçka do të bëhet në mënyrë dixhitale, ku dokumenti ose kërkesa do të procesohet nga sistemi”, tha Rama.

Rama tha se po punohet që prokurimet publike dhe tenderat të bëhen në mënyrë dixhitale pa pjesëmarrjen fizike të personave, për të shmangur problematikat e korrupsionit.

“Po kështu, për prokurimet publike, jemi duke punuar me Microsoft për një projekt ambicioz, që do të mundësojë prokurime publike pa pjesëmarrjen e njeriut. Shpresoj dhe urojmë që ta kemi gati këtë projekt deri në fund të vitit 2026″, tha Rama.

Programi për mbështetjen e kompanive startup dhe lehtësuesit e start up-eve
nëpërmjet granteve dhe masave mbështetëse 2025

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025

Ndonëse ekonomia u rrit me 3.9% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në këtë rritje e kanë sjellë...
15:43 | 24/06/2026

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat 

Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, perimet udhëhoqën prodhimin, me 1.4 milionë tonë, me rritje vjetore...
15:37 | 24/06/2026