“Të krijojmë një bllok përtej të majtës dhe të djathtës”, Rama: Votoni për BE-në
Kryeministri Edi Rama, duke folur këtë të martë në rubrikën e tij në rrjete sociale, “Sy m’sy”, u shpreh se më 11 maj duhet të krijohet një bllok kompakt, përtej të majtës dhe të djathtës, përtej ndasive partiake, tifozllëkut dhe ndjekjes pas fanelave të partive.
Sipas tij ky bllok do të mundësojë integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke e bërë PS-në në një farë mënyre si pikë referimi, ashtu siç ishte PD në vitet ’91-’92.
“Krijimi i vetëdijes që më 11 maj duhet të krijojmë një bllok kompakt përtej të majtës dhe të djathtës, përtej ndasive partiake, tifozllëkut dhe ndjekjes pas fanelave të partisë, është domosdoshmëri. Duhet ta krijojmë këtë vetëdije së bashku. PS, në numrin 5, është vendi për të hedhur votën, jo për t’u bërë të gjithë socialistë, por për të kompaktësuar mesazhin për BE dhe mbështetur fuqishëm negociatat, duke krijuar kushtet që edhe më 12 maj, kur të jemi duke numëruar votat dhe të tjerët të jenë duke u marrë me zgjedhjet, ata 1.000 vajza dhe djem të vazhdojnë të punojnë pa lëkundje nga impakti i votës. Në një farë mënyre, PS është në vendin dhe kohën e duhur si pika e referimit, siç ishte PD në ’91-92″, u shpreh Rama”.
Rama tha se me hyrjen në BE, vendi do të marrë 1 miliard euro fonde në vit.
“Në 10 vitet e fundit kemi marrë afro, diçka më shumë se 1 miliard euro. Çfarë kemi marrë në këto vite, do e marrim vit për vit. Krijimi i vetëdijes që më 11 maj, duhet të jemi përtej ndasive partiake, është një domosdoshmëri, duhet ta krijojmë këtë vetëdije së bashku. Rruga jonë e vetme është që më 11 maj të mos e lejojmë që të na shpëtojë treni i historisë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit