Rama zbardh detaje nga takimi me diasporën në Greqi: 2 javë më pas në Itali

25 Mars 2025 | 09:15

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimi që do të zhvillojë pas disa ditësh në Greqi në kuadër të turit të diasporës.

Në komunikimin me komenuesit në rubrikën ‘Sy më Sy’, Rama tregoi se 2 javë pas takimit në Athinë do zhvillohet një takim me shqiptarët në Itali.

“Do të bëjmë takimin e parë në Hania, një ndër qytetet më të mëdha të Kretës, ku jeton prej shumë vitesh një komunitet i madh shqiptarësh. Prej shumë vitesh në Kretë jetojnë 35-45 mijë shqiptarë, sipas shifrave zyrtare, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të këtij ishulli, destinacion kryesor turistik për Greqinë. Ndërsa në Hania jetojnë 10-14 mijë shqiptarë. Takimi në Hania do të zhvillohet në një pallat sporti, ku do të marrin pjesë shumë shqiptarë, do të takohemi dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare aty, pa asnjë dallim të majtë apo të djathtë sepse në fund të fundit, kjo është për ta një vizitë historike që për herë të parë një kryeministër shqiptar shkon t’i takojë. Takimi në Henia do të zhvillohet në datën 29 në orën 18:00. Më pas do të kemi një takim tjetër me bashkatdhetarë që jetojnë në Athinë. Greqia është e dyta pas Italisë për numrin më të madh të emigrantëve të regjistruar për të votuar në 11 maj. Dy javë më pas, kthehemi në Itali për të pasur një takim. Kemi përzgjedhur një pikë afër Milanos sepse ajo është pika që i bashkon të gjithë”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026