“Plani i Rritjes”, BE miraton 64.5 milionë euro para financim për Shqipërinë
Bashkimi Europian planifikon të japë 922 mln euro për Shqipërinë, si pjesë e paketës për integrimin dhe planin e rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor.
Fillimisht ajo do të parafinancojë reformat dhe programin që Shqipëria po zbaton me një fond 64 mln euro nga të cilat, 30 milionë euro në buxhetin e shtetit dhe 34 kalojnë përmes Fondit të investimeve për infrastrukturën.
Parafinancimi mbulon periudhën deri në vitin 2027, dhe përkon me një strategji që do të dyfishojë rritjen ekonomike të vendit përgjatë 10 viteve.
Ndërkohë, pjesa tjetër do të mbështesë investimet në infrastrukturë, duke përfshirë transportin, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital. Rritja e prodhimit të energjisë, hekurudhat dhe autostradat janë disa prej fushave të investimit, që do të mbulohen nga fondet që do të kalojnë në fazën e dytë.
E gjithë shuma do të shpërndahet në formën e granteve dhe kredive me interesa të favorshme.
Plani i BE-së prek njëkohësisht edhe 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat së bashku do të përfitojnë 6 mld euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)