Kosovë| Kapet drogë me vlerë rreth 15 mijë euro, arrestohen katër persona
Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar katër persona dhe ka sekuestruar drogë me vlerë prej 15 mijë euro.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë kanë ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Prishtinë- Podujevë në të cilën ndodheshin 2 të dyshuar për shitjen e narkotikëve.
Policia njofton se gjatë kontrollit të makinës është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 10.4 gram. Personat e dyshuar janë shoqëruar në polici.
Policia tha se operacioni ka vijuar më tej për identifikimin e mjetit të dytë të dyshuar dhe personave të tjerë të përfshirë lidhur me këtë rast, të cilët në tentativë për t’iu shmangur policisë, janë vënë më pas në pranga gjithashtu.
Hetuesit policor kanë kryer kontroll në banesën e të arrestuarve të cilët e kanë shfrytëzuar ambientin për fshehjen e lëndëve narkotike. Policia ka arritur të gjejë dhe konfiskojë si prova materiale: Një paketim e dyshuar si marihuanë me peshë 1063.8 gram; një sasi e llojit kokainë me peshë 22.6 gram dhe tri peshore digjitale .
Ndërkaq nga personat e dyshuar, dy prej tyre me urdhër të prokurorit janë liruar, dhe dy të dyshuarit e tjerë janë dërguar në paraburgim për 48 orë.
Gjykata në Prishtinë dënon një shtetas me 6 vjet burgim për spiunazh për Serbinë
Përleshja mes dy familjeve në Kosovë përfundon tragjikisht, humb jetën një 27-vjeçar
Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale për krime lufte
- 15:50 Zelenskyy: Mundësi e mirë, ne jemi gati të takohemi me Putinin gjatë samitit të G7-ës
- 15:43 Fushata e legalizimit të emigrantëve, Spanja merr 900 mijë aplikime. Dyfishi i kërkesës së pritur
- 15:30 Trump: Anijet kanë filluar të lëvizin nga Ngushtica e Hormuzit, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë
- 15:29 Iku nga Grupi i PS, Neomalsorja i bashkohet zyrtarisht protestës qytetare në Tiranë! Poston Flamingon
- 15:21 Vance: Marrëveshja me Iranin u nënshkrua elektronikisht të dielën
- 15:17 Sulmet ndaj arsimit, nxënësve dhe stafit në mbarë botën janë rritur me 40%