Itali/ Ishte duke punuar në fabrikë stampimi, humb jetën i riu me origjinë shqiptare

25 Mars 2025 | 21:54

Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën teksa punonte në Itali.  Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar i identifikuar si Daniel Tafa, ka qënë duke punuar në një fabrikë stampimi të ingranazheve industriale ku një copë e nxehtë metali e ka shpuar në shpinë, gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin në punë, një mosfunksionim i makinerisë apo një manovër e gabuar nga ana e të riu, ndërkohë që rasti është vënë nën hetim nga autoritetet.

Hetimet po kryhen nga karabinierët të cilët kanë vënë nën sekuestrim uzinën, makinerinë me të cilën u aksidentua i riu si dhe po merret në pyetje drejtuesi i fabrikës. Ndërkohë çfarë e bën më të dhimbshëm rastin është se sipas mediave italiane, Daniel Tafa kishte festuar ditëlindjen, një ditë para se të ndërronte jetë, ku kishte mbushur 22 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026