Rikthimi në jetën e natës, të rinjtë në Britani shijojnë muzikën pa maska e distancë
A po rikthehet normaliteti? Mijëra të rinj morën pjesë në një klub nate në Liverpul, pjesë e një testi të mbështetur nga qeveria britanike për të rinisur eventet ku e pranishme është një audiencë e madhe, një përpjekje kjo për të provuar se pandemia e COVID-19 është drejt fundit.
Të pranishmit në mbrëmjen argëtuese duhet të ishin testuar negative me COVID-19 brenda 24 orëve nga eventi.
“Ne jemi të emocionuar. Të gjithë mezi presim të futemi “, u shpreh për mediat një student i quajtur Josh, ndërsa ishte në radhë duke pritur të futej në depo.
Testi dy-ditor është pjesë e një skeme pilot për të parë se si më shumë vende mund të rihapen në mënyrë të sigurt.
Pjesë e kësaj prove është gjithashtu një ndeshje futbolli në stadiumin wembley të Londrës ku marrin pjesë 8,000 njerëz.
Studiuesit do të grumbullojnë të dhëna nga këto evente për të parë sesi rivendosja e kontaktit dhe ventilimit ndikojnë në përhapjen e virusit.
Bizneset, jo-thelbësore në Angli u rihapën më 12 Prill së bashku me pub-et dhe restorantet që shërbejnë në ambientet jashtë dhe nga 17 maj kufizimet do të hiqen më tej për të përfshirë grumbullimet në shtëpi, shfaqjet dhe eventet sportive.
Kryeministri Boris Johnson shpreson të heqë plotësisht izolimin në qershor.
Britania e Madhe ka një nga nivelet më të shpejta të vaksinimit në botë e po ashtu është shteti i pestë me numrin më të lartë të viktimave nga covid-19.
Lexoni gjithashtu:
“S’ka vaksina për të varfrit”, OBSH: 82% e vaksinave të administruara në vendet e pasura
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur