Erdogan dhe Putin zhvillojnë një bisedë telefonike, zbardhen diskutimet

28 Mars 2025 | 15:34

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, ku u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale e globale. Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Erdogan theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Rusisë për zgjidhjen e çështjeve rajonale.

Gjatë bisedës, presidenti turk deklaroi se Turqi po e ndjek me kujdes procesin për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje për negociatat e paqes, duke përfshirë edhe mikpritjen e tyre në Turqi.

Sipas mediave turke, në lidhje me sigurinë e lundrimit tregtar në Detin e Zi, Erdogan nënvizoi se hapat e vullnetit të mirë do të ndihmojnë procesin e paqes dhe riafirmoi angazhimin e Turqisë për të parandaluar shndërrimin e Detit të Zi në një zonë konflikti.

Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit ishte situata në Siri. Erdogan theksoi se bashkëpunimi mes Turqisë dhe Rusisë është thelbësor për arritjen e paqes dhe stabilitetit në vend, duke ruajtur tërësinë territoriale të Sirisë, shkruan Analodu Agency.

Erdogan vuri në dukje rëndësinë e kundërshtimit të përpjekjeve për të nxitur ndasi etnike dhe sektare dhe theksoi nevojën për të punuar së bashku për heqjen e të gjitha sanksioneve kundër Sirisë.

“Presidenti turk përsëriti qëndrimin e tij se burimet natyrore të Sirisë duhet t’i përkasin qeverisë siriane dhe se Turqi mbështet integrimin e “Forcave Demokratike Siriane” në administratën qendrore. Gjithashtu, ai theksoi se eliminimi i plotë i organizatave terroriste nga Siria është kyç për stabilitetin e vendit”, përfundon Analodu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026