Pjesë e grupit që kryente vrasje me pagesë, GJKKO lë në burg Edison Mucekun

Viktor (Tori) Xheçuka
31 Mars 2025 | 11:01

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar këtë të hënë masën e arrestit në burg për Edison Mucekun, i cili u ekstradua këtë fundjavë nga Britania e Madhe. 34-vjeçari u arrestua më 11 janar të këtij viti gjatë një operacioni të SPAK-ut, ku u ekzekutuan 50 masa sigurie për goditjen e disa grupeve kriminale.

Muceku dyshohet të ketë qenë pjesë e një grupi kriminal që drejtohej nga Viktor (Tori) Xheçuka, të dy të akuzuar për tentativën e vrasjes së Hamza Terziut në Bulqizë më 21 maj 2020.

Xheçuka është i dyshuar nga SPAK për vrasje me pagesë, ndërkohë që është zbuluar nga Sky EC se ndër objektivat e mundshëm të këtij grupi ka qenë edhe i shumëkërkuari Durim Bami. Për këtë arsye, Xheçuka dyshohet të fshihet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërsa, Edison Muceku akuzohet për veprat penale të “sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Muceku kishte kërkuar nga gjykata britanike të ndërpriste procesin e ekstradimit, duke pretenduar se do të kthehej vullnetarisht në Shqipëri për t’u përballur me akuzat ndaj tij.

Viktor (Tori) Xheçuka
Viktor (Tori) Xheçuka
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026