Fluksi turistik në Durrës, rriten kërkesat për blerje banesash dhe qira ditore

31 Mars 2025 | 17:32

Durrësi po kthehet në një nga qytetet më të kërkuara jo vetëm për pushime, por edhe për investime në pasuri të paluajtshme dhe banesa për qira ditore. Kërkesa e lartë nga turistët dhe investitorët e huaj ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve të qirave në zonat më të preferuara të qytetit.

Përveç pushuesve të zakonshëm, një numër gjithnjë e më i madh i turistëve po zgjedhin të qëndrojnë në apartamente me qira në vend të hoteleve tradicionale. Platformat online kanë lehtësuar këtë proces, duke e kthyer Durrësin në një destinacion tërheqës për vizitorët që kërkojnë akomodim me çmime të favorshme.

“Ajo që i dha dhe bumin e parë rritjes së vlerave të qirave ishte pikërisht lufta Rusi-Ukrainë, dhe faktori i dytë është padyshim rritja e turizmit dhe e personave që punojnë në industrinë e qirave ditore. Këta dy faktorë kanë bërë që automatikisht qiratë në vendin tonë të rriten, sidomos në zonat më të preferuara si Vollga, qendra e Durrësit dhe zona e bregdetit. Nëse flasim për zonën e Vollgës, kryesisht janë italianët ata që janë dyndur aty dhe ata janë klientët kryesorë që marrin me qira këtë zonë”, thotë Florjan Tahiri, agjent imobiliar.

Për shumë turistë, Shqipëria është një alternativë e përballueshme krahasuar me destinacionet e tjera evropiane. Ata shprehen të kënaqur me raportin cilësi-çmim dhe shërbimin që marrin në apartamentet me qira.

“Unë kam marrë me qira një apartament Airbnb gjatë vizitës sime ne Shqipëri, çmimet janë shume të arsyeshme dhe ka shume opsione të mira në këtë periudhë të vitit. Padyshim është çmim më i lire se sa ne vende të tjera europiane, kështu që jam shumë e lumtur”, shprehet një turist.

Ekspertët parashikojnë që çmimet e qirave në Durrës do të vijojnë të rriten, veçanërisht në zonat turistike, për shkak të kërkesës së lartë nga të huajt dhe zhvillimit të tregut të qirave ditore. Kjo krijon mundësi të mëdha për investitorët, por nga ana tjetër mund të bëjë më të vështirë për vendasit që të gjejnë apartamente me çmime të përballueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026