Sinjale pozitive për sezonin e ri turistik në Sarandë: Rriten kërkesat për rezervime

31 Mars 2025 | 18:08

Edhe para hapjes zyrtare të sezonit turistik, industria e turizmit në Sarandë është optimiste për një vit të suksesshëm.

Sipas sinjaleve të para, që deri në fund të muajit mars janë shumë premtuese, qyteti ka filluar të tërheqë grupe turistësh nga vende të ndryshme.

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Arben Çipa, thekson se Saranda është një destinacion gjithnjë e më i preferuar për grupet e turistëve të huaj ndërsa shton se kërkesat për rezervimet janë mbi normën dhe përditë po shtohen.

“Ajo që është premtuese për turizmin është se një pjesë e madhe e grupeve të turistëve grekë dhe francezë kanë filluar të vizitojnë qytetin tonë që në fillim të vitit, dhe kjo është një shenjë shumë e mirë për vazhdimësinë e numrit të turistëve”, tha Çipa.

Ai vlerëson gjithashtu situatën e rezervimeve si të favorshme, duke shpresuar që sezoni të jetë një sukses, nëse nuk do të përsëriten problemet e vitit të kaluar.

“Besoj se zilet e alarmit nga vitin e kaluar na kanë lënë mësime që duhet t’i korrigjojmë për këtë vit, për të siguruar një sezon të suksesshëm”, tha Çipa.

Përveç rezervimeve pozitive, Çipa thekson rëndësinë e menaxhimit të qytetit gjatë sezonit turistik.

Ai rendit faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt në përvojën e turistëve: menaxhimi i mbetjeve urbane, trafiku dhe orientimi i duhur i fluksit të vizitorëve.

Sipas tij, është thelbësore që autoritetet të menaxhojnë mirë trafikun dhe të sigurojnë pastrimin e qytetit.

“Po besoj se sivjet menaxhimi i qytetit do të jetë më i organizuar, duke përfshirë autoritetet përgjegjëse për trafikun dhe pastrimin. Duhet të rikujtojmë se trafiku duhet të jetë i menaxhuar që nga fillimi i sezonit, me rrugët e daljes në qytet më të shumta se ato të hyrjes. Po ashtu, pastrimi duhet të monitorohet çdo ditë dhe çdo javë, për të siguruar një mjedis të pastër dhe të qetë për turistët”, tha Çipa.

Operatorët turistikë në Sarandë kanë filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, duke besuar se këtë vit do të ketë një fluks të madh turistësh, duke shpresuar se gjithçka do të shkojë sipas planit dhe pa asnjë pengesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026