Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, pse Gjykata e Sarandës liroi 17-vjeçarin

31 Mars 2025 | 16:17

Gjykata e Sarandës ka liruar 17-vjeçarin K. Cora, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Cora u arrestua nga policia e Sarandës të enjten, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjeçarit Bari Kalemi, ngjarje e ndodhur në rrugën “Butrinti” të Sarandës.

Bari Kalemi mori tre goditje me thikë në stomak dhe ije, dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar, ndërkohë që Cora u arrestua.

Në ngjarje ishte përfshirë edhe një person i tretë, shok i Kalemit, i cili u shoqërua në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij.

Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës zbatoi një hetim të thelluar dhe zbuluar se ngjarja kishte një rrjedhë tjetër nga sa u raportua fillimisht.

Dyshohet se Cora ishte tentuar të goditej nga Kalemi dhe, në kushtet e vetëmbrojtjes, e kishte plagosur atë me thikë.

Për këtë arsye, prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Edhe gjyqtarja Edona Vajushi vendosi të njëjtën masë sigurimi ndaj Corës, i cili për 7 muaj mbush moshën madhore.

Gjyqtarja vendosi që 17-vjeçari të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij, e ndodhur në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, Sarandë, me përjashtim të orareve të ndjekjes së proceseve mësimore dhe edukative, pas miratimit të lejes së lëvizjes nga organi i akuzës.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të ngrihet akuzë për goditjen e 17-vjeçarit, pasi burime bëjnë me dije se, edhe nga këqyrja fizike e tij, janë vërejtur shenja sulmi. K. Cora mbrohej në seancë nga avokati Çlirim Shahini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026