Plagoset me thikë 17-vjeçari në Sarandë, ndalohet bashkëmoshatari që e qëlloi

27 Mars 2025 | 17:15

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Sarandë pas një sherri mes dy adoleshentëve.

Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar 17-vjeçarin K.C i cili dyshohet se këtë të enjte ka goditur me thikë një bashkëmoshatarin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në rrugën “Butrinti”, ndërkohë që 17-vjeçari i plagosur është dërguar në spitalin e Vlorës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve 17-vjeçari B.K nxënës në gjimnazin “Hasan Tahsini” ka marrë 3 goditje me thikë, një në stomak dhe dy në ije.

Nga burime mësohet autori e ka hedhur thikën në një zonë me ferra me qëllim fshehjen e saj ndërsa po të njetat burime thonë se autori i dyshuar K.C. njihet si person problematik nga policia e Sarandës, ai nuk ndjek shkollën dhe në janar 2024 rezulton të ketë plagosur me dorezë edhe një të mitur tjetër në mjediset e gjimnazit “Hasan Tahsini”

Njoftimi i policisë

“Goditi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe shoqërohet 17-vjeçari.

Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Foto nga vendi i ngjarjes

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026