Paketa sociale: 9700 nëna me mbi 3 fëmijë, përfituan sigurimet pa shkuar në punë

1 Prill 2025 | 16:40

Numri i nënave me 3 fëmijë në vitin 2024 është rritur. Kjo shikohet edhe në listat e grave me mbi 3 fëmijë që kanë përfituar nga paketa sociale për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Kjo nisëm e qeverisë, e cila hyri në fuqi në 1 janar të vitit 2023, synon të mbështes nënat me shumë fëmijë, të cilat nuk mund të punojnë duke ju mundësuar atyre sigurimet që iu shërbejnë në të ardhmen për pension.

“Në 2024 ne kemi rreth 9700 gra nëna të cilat e kanë përfituar, dhe në krahasim me vitin 2023 kemi rreth 1200 përfitues të rinj sepse normalisht dhe gratë të cilat e kanë përfituar në 2023 vazhdojnë ta marrin atë deri në momentin që fëmija më i vogël mbush moshën 5 vjeçare”, tha Anxhela Bakiasi, përgjegjëse sektori të projekteve, Shërbimi Social.

Por cilat janë kriteret dhe koha që një grua të përfitojë sigurimet ndërkohë që po kujdeset për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve të saj?

“Një grua e papunë e cila ka 3 ose më shumë fëmijë nën moshën 18 vjeçare ku fëmija më i vogël është nën 5 vjeç dhe të ardhurat mujore të familjes janë 900 mijë lek, përfiton një periudhë sigurimi e cila zgjat deri në momentin që fëmijë më i vogël mbush moshën 5 vjeçare”, tha Bakiasi.

Aplikimi mund të bëhet që në momentin që gruaja sjell në jetë fëmijën e tretë. Ai bëhet online në   e-Albania nga ku merr dhe përgjigjen nëse është përfituese apo jo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026