Mungesa e rrugës e energjisë elektrike, banorët e Hotit të Ri: Bojkotojmë zgjedhjet

1 Prill 2025 | 17:33

Banorët e Hotit të ri kanë protestuar mëngjesin e së martës në qendër të fshatit për shkak të rrugës, e cila është e amortizuar si dhe problematikës me furnizimin me energji elektrike.

 “Problemi i asfaltit , si mund të shkojnë një fëmijë në kohën e dimrit në shkollë? Si mund të shkojnë në kohën e verës prej pluhurit ?  Na po punojmë për me rritë fëmijët po këqyr nuk i shërben fëmijës është një e keqe nesër për të gjithë. I jena drejtuar bashkisë në çdo kohë, kryeplakut por  nuk është marrë kush me këtë punë.”

“Te  kryqëzimi i rrugës e deri te shtëpia e fundit që jam unë më familjare atje, skandaloze . Një pjesë e këtyre banorëve kanë blerë shtylla private, bile dhe unë jam nga ata, disa drunj, janë 1 mijë tela, ndërsa atyre është lidhë dhe interneti si rrezik për fëmijët e shkollës.”

“Unë shumë vështirë e kam, i ku e shihni vetë . Shpeshherë me u rrëzua prej gropave prej ganave , pa drita nuk shihet. Prishet për çdo ditë mjeti, nuk ka kush e lëviz shumë keq. Darkave me frikë se nuk ka drita.”

Banorët kërcënojë se në rast se nuk do merren masa para zgjedhjeve të 11 majit, ata do të bojkotojnë votimin.

 “Për mendimin tem as edhe një nuk shkon në qendër votimi po nuk u mor me dokument që po fillon rruga dhe instalimi i bistekut dhe i ujit.”

Ky segment rrugor prej rreth 1 km lidh fshatin me rrugën kryesore ndërsa pavarësisht shumë premtime zgjedhore, deri më sot askush nuk ka investuar në këtë zone më afro 1 mijë banorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026