Një bandë e armatosur liroi 500 persona nga burgu në Haiti

1 Prill 2025 | 22:54

Burra të armatosur në Haiti liruan rreth 500 të burgosur në qytetin qendror të Mirebalais, tha sot zëdhënësi i policisë kombëtare Lionel Lazar.

Lazar i tha Reuters se policia tani kishte marrë kontrollin e qytetit, i cili ndodhet rreth 55 kilometra në perëndim të kufirit me Republikën Domenikane.

Incidenti i ri vjen pas raportimeve se një stacioni policor lokal u dogj nga anëtarët e aleancës së bandës Viv Ansanm.

Haiti është përballur prej kohësh me nivele të larta të dhunës në rrugë dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së i dha dritën jeshile në tetor 2023 Misionit Ndërkombëtar të Asistencës për Sigurinë (MMAS), të udhëhequr nga Kenia, për të ndihmuar policinë Haitiane të merret me dhunën e bandave.

Sipas MMAS, vetëm rreth 800 oficerë policie nga gjashtë vende janë vendosur që nga vera e kaluar dhe autoritetet kalimtare të Haitit po bëjnë thirrje që misioni të transformohet në një forcë paqeruajtëse të OKB-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026