Kosovë| U gjet i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, humb jetën polici

2 Prill 2025 | 07:39

Një polic ka humbur jetën në Kaçanik të Kosovës pasi ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.

Ai u transportua për në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve,  ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli

Bëhet e ditur se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’ në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër.  Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK. Hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje”, ka thënë Veseli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026