Aksident tragjik në autostradën Milot-Morinë, humbin jetën dy persona

2 Prill 2025 | 07:59

Mbrëmjen e djeshme të 1 prillit rreth orës 23:35, në autostradën Milot-Morinë ka ndodhur një aksident i rëndë ku automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi me iniciale F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në  Tiranë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka  humbur jetën  drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026