“Pushtimi i Gazës”, Ministri izraelit: Ushtria do të zgjerojë operacionin ushtarak
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz thotë se ushtria do të zgjerojë operacionin e saj në Gaza dhe do të pushtojë “zona të mëdha” të territorit.
Në një deklaratë të mërkurën, Katz tha se operacioni i zgjeruar kishte për qëllim “shkatërrimin dhe pastrimin e zonës nga terroristët dhe infrastrukturën terroriste”. Zonat e pushtuara do të “inkorporohen në zonat e sigurisë izraelite”, tha ai.
Ai tha se kjo do të kërkonte një evakuim në shkallë të gjerë të palestinezëve dhe i kërkoi popullatës të eliminonte Hamasin dhe të kthente pengjet izraelitë. Kjo, tha ai, ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.
Ushtria izraelite raportohet se ka nisur operacionet tokësore në Rafah gjatë natës. Njoftimi vjen pas paralajmërimit të tij javën e kaluar se ushtria së shpejti do të operojë me “forcë të plotë” në pjesë të tjera të Gazës.
Situata humanitare në të gjithë Gazën është përkeqësuar në mënyrë dramatike javët e fundit, me Izraelin që refuzoi të lejojë ndihmat në Rripin e Gazës që nga 2 marsi – bllokimi më i gjatë i ndihmave që nga fillimi i luftës.
Muajin e kaluar OKB njoftoi se po reduktonte operacionet e saj në Gaza, një ditë pasi tetë mjekë palestinezë, gjashtë reagues të parë të Mbrojtjes Civile dhe një anëtar i stafit të OKB-së u vranë nga forcat izraelite në Gazën jugore .
Ushtria izraelite nisi një fushatë për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të një sulmi të paprecedentë ndërkufitar më 7 tetor 2023, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng.
Më shumë se 50,399 njerëz janë vrarë në Gaza gjatë luftës që pasoi, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut