KLGJ pranon kërkesën e ILD: “Vërejtje publike” ndaj gjyqtares së Kukësit

2 Prill 2025 | 16:44

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “Vërejtje publike” ndaj gjyqtares së Kukësit Ajshe Xhafa.

Si fakt lehtësues ndaj saj ishte se magjistratja e ka pranuar që sjellja e saj në praninë e palëve, në atë seancë publike nuk ka qënë në përputhje me etikën dhe se ajo nuk duhet të kishte atë sjellje në prezencë të palëve.

Po ashtu Xhafa nuk ka masa të mëparshme disiplinore dhe ka eksperiencë të pakët profesionale, pasi shkelja është kryer në vitin e parë të punës së saj si gjyqtare dhe ILD i cilësoi veprimet në “Shkelje të lehtë disiplinore” ndërsa KLGJ vendosi ndaj saj masën “Vërejtje publike”.

ILD zhvilloi një hetim për shkelje disiplinore të parashikuar si shkelje e përsëritur ose e rëndë e rregullave të solemnitetit, rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë mbi bazën e shqyrtimit të informacionit të pasqyruar në procesverbalin e një mbledhje të përgjithshme të gjyqtarëve të shtatorit 2024, gjatë së cilës janë zhvilluar debate mbi disa procese pune në gjykatë.

“Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka konstatuar se magjistratja A. Xh., në cilësinë e anëtarit të trupit gjykues ka shkelur rregullat e sjelljes me magjistratët e tjerë, pjesë e trupit gjykues, gjatë zhvillimit të një seance publike. Kjo sjellje e magjistrates ka qënë e vazhdueshme gjatë gjithë seancës, duke cënuar besimin e palëve të pranishme në seancë tek drejtësia, diskretituar pozitën dhe figurën e magjistratit dhe cënuar integritetin dhe reputacionin e gjykatës.

Në raportin hetimor vërehet se shkelja disiplinore nga ana e magjistrates është kryer me dashje direkte, vërtetuar kjo edhe nga deklarimet e dhëna nga vetë magjistratja gjatë hetimit disiplinor.

Në raport evidentohet si rrethanë lehtësuese, fakti se magjistratja e ka pranuar që sjellja e saj në praninë e palëve, në atë seancë publike nuk ka qënë në përputhje me etikën dhe se ajo nuk duhet të kishte atë sjellje në prezencë të palëve. Nga ana tjetër, magjistratja nuk ka masë të mëparshme disiplinore dhe ka eksperiencë të pakët profesionale, pasi shkelja është kryer në vitin e parë të punës si gjyqtare.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë konkludon se sjellja dhe veprimet e magjistrates A. Xh., në rastin konkret vlerësohen si “Shkelje e lehtë disiplinore” dhe i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” për gjyqtaren A.Xh., të parashikuar nga neni 105 pika 1 shkronja “b” dhe neni 107 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kërkesë që u pranua në mënyrë unanime nga anëtarët e KLGJ-së”, thuhet në njoftimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026