“Hangart”, nis edicioni i 4-të, Rama: Do rrisim burimet për kulturën

2 Prill 2025 | 18:02

Këtë vit në krahasim me vitin e kaluar buxheti për artin e kulturën është rritur me 45%, ku 3 milionë euro janë për projektet e mbështetura të skenës së pavarur.

Të dhënat u bën me dije mbrëmjen e të martës në aktivitetin HangArt, ku u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të javëve kulturore ndërkombëtare.

I pranishëm në event ishte dhe kryeministri Rama, I cili gjatë fjalës së tij u shpreh se po punohet për një sërë skemash që do u vijnë  në ndihmë artistëve.

“Ambicia jonë është të rrisim në mënyrë të konsiderueshme vit pas viti burimet për kulturën dhe pjesë e këtij qëllimi është edhe vet organizimi i ri i ministrisë dhe kombinimi në një strukturë i ekonomisë, kulturës dhe inovacionit. Ne kemi rritur ndjeshëm buxhetin, jemi duke punuar edhe për një sërë skemash të reja të cilat besojmë do t’i vijnë në shërbim njerëzve të kulturës, skenës, aktiviteteve të drejtpërdrejta në të gjitha fushat që mbulon ky art i gjerë institucional”,-tha Edi Rama. 

Ndërkohë ministri ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja bëri me dije se Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike ose 52% aktivitete më shumë se viti 2024, me 600 mijë spektatorë të pritshëm.

Gjithashtu ai tha se brenda vitit 2030 planifikohet të krijohen hapësira të reja, të dedikuara librit e artit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026