“Nuk pranova ndarjen”- Dëshmia e 23-vjeçarit filipinas që vrau studenten shqiptare

2 Prill 2025 | 16:14

23-vjeçari filipinas Mark Samson ka pranuar përpara hetuesve vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. Ai ka deklarar se e qëlloi ish-të dashurën pasi nuk mund të pranonte ndarjen nga ajo.

Samson ka rrëfyer se e ekzekutoi të renë në banesën e tij dhe më pas, për të fshehur krimin, trupin e saj e vendosi në një valixhe. Sipas deklaratës së tij, ai hodhi celularin e viktimës në një pusetë në Romë dhe më pas transportoi trupin me makinë drejt një zone të pyllëzuar në Poli, ku e hodhi në humnerë.

“Trupin e futa në makinën time në një valixhe dhe e çova në Poli,” ka treguar ai gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.

Samson dhe e reja shqiptare kishin krijuar një lidhje që kishte zgjatur rreth 1 vit, por që kishte përfunduar.

Ilaria Sula ishte raportuar e zhdukur që nga 25 marsi në Romë, ndërsa kërkimet çuan në gjetjen e trupit të saj mëngjesin e kësaj të mërkure.

Ajo u gjet në një zonë pyjore afër komunës së Polit, rreth 40 kilometra larg Romës.

Ish-i dashuri përdori telefonin e 22-vjeçares për të postuar mesazhe dhe për të krijuar iluzionin te familjarët dhe policia se ajo ishte ende gjallë. Ky veprim e vendosi Samson në qendër të hetimeve, ku tabulatet telefonike dhe gjurmët e vendndodhjes kanë ndihmuar për të zbardhur ngjarjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026