Ishte zhdukur në Romë, gjendet brenda një valixheje trupi i 22-vjeçares shqiptare

2 Prill 2025 | 10:11

Pas një jave kërkimesh, policia italiane ka gjetur trupin e pajetë të Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që ishte zhdukur më 25 mars në Romë.

Sipas mediave italiane, trupi i saj u zbulua mëngjesin e kësaj të mërkure në një zonë të pyllëzuar pranë komunës së Polit, në periferi të kryeqytetit italian. Viktima ishte futur brenda një valixheje dhe ishte hedhur në fund të një gremine.

Ilaria, jetonte në lagjen Furio Camillo të Romës, ku ndante një apartament me disa shoqe. Ajo ishte studente në Universitetin e njohur të La Sapienza-s.

Natën e zhdukjes, ajo kishte shkëmbyer disa mesazhe në WhatsApp me shoqet e saj, të cilat u shqetësuan kur ajo nuk u kthye në shtëpi. Që nga ai moment, telefoni i saj mbeti i fikur.

Familja dhe shoqet e denoncuan zhdukjen në komisariatin e San Lorenzos, duke nxitur nisjen e hetimeve nga policia italiane.

Hetuesit e Skuadrës Mobile të Romës dhe komisariati i San Lorenzos po hetojnë një pistë ku dyshimet bien mbi ish të dashurin e 22-vjeçares, një shtats nga Filipinet.

Autoritetet italiane po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorit ose autorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026