Zhdukja e gjermanit, ende asnjë gjurmë nga pronari i velierës së gjetur në Karpen

27 Mars 2025 | 17:54

Kanë kaluar 6 muaj nga zhdukja misterioze e një shtetasi gjerman në ujrat shqiptare, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Fellmann Frank Rudigeri ishte duke udhëtuar me velierë nga Bari i Italisë me drejtim Kroacinë ndërsa anija me vela u gjet në ujrat shqiptare më 10 Shtator të vitit 2024.

Policia për Euronews Albania konfirmoi se janë kryer kërkime në hapësirën detare dhe vijën bregdetare, por nga kontrollimet e ushtruara nuk ka patur rezultate për gjetjen e trupit të Fellmann Frank Rudiger.

Nga hetimet, dyshohet se 85-vjeçari ka qenë i vetëm në lundrim. Veliera vijon të qëndrojë në Karpen që prej muajit shtator të vitit të kaluar, tashmë e sekuestruar si provë materiale dhe nën ruajtje 24 orë nga shërbimet e Policisë.

Pista kryesore për hetuesit mbetet rënia aksidentale në det për shkak të motit të keq.

Autoritetet tona kanë komunikuar me oficerin e kontaktit në Gjermani, i cili konfirmoi se i biri i 85-vjeçarit kishte humbur kontaktet me babain dhe pohonte se nuk kishte probleme apo konflikte me askënd.

Fellmann Frank Rudiger kishte nisur me velierën nga Bari i Italisë më 9 shtator të vitit të kaluar, në drejtim të Kroacisë.

Një ditë më pas, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë monitorimit të zonës bregdetare, kanë konstatuar një mjet lundrues (velierë) që bënte lëvizje të pakontrolluara, i cili më pas ka ngecur në rërë disa metra larg bregut, në territorin e fshatit Karpen.

Gjatë kontrollit në velierë u gjetën pasaporta gjermane e 85-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me leje, një krehër pistoletë, municion luftarak, dy celularë, një laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026