Zbardhet vrasja e studentes shqiptare në Itali, arrestohet i dashuri filipinas
Mediat italiane kanë zbuluar detaje tronditëse në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, e cila u gjet e vdekur mëngjesin e kësaj të mërkure në një zonë pyjore pranë komunës së Polit, rreth 40 kilometra larg Romës. Pas kërkimeve intensive, trupi i saj u gjet i mbyllur në një valixhe, i hedhur në një greminë.
I dyshuari kryesor për vrasjen është i dashuri i saj, Mark Samson, një 23-vjeçar me origjinë filipinase, i cili është arrestuar nga autoritetet italiane. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka goditur me thikë Ilarian në apartamentin e tij në lagjen Africano të Romës, dhe më pas ka tentuar të fshehë trupin e saj. Policia ka zbuluar se Samson ka përdorur telefonin e Ilarias pas vrasjes, duke dërguar mesazhe dhe postuar në rrjetet sociale për të krijuar idenë se ajo ishte ende gjallë. Ky detaj ka ndihmuar autoritetet të zbulojnë të vërtetën dhe ta vendosin Samsonin në qendër të hetimeve.
Ilaria Sula ishte studente në Fakultetin e Shkencave Statistike në Universitetin Sapienza të Romës dhe jetonte në një apartament me shoqet e saj. Më 25 mars, ajo u largua nga shtëpia pa dhënë ndonjë shpjegim dhe nuk u kthye më. Familja e saj, e cila ka qenë shumë e shqetësuar për zhdukjen e saj, alarmoi policinë italiane duke nisur menjëherë kërkimet.
Rektorja e Universitetit Sapienza, Antonella Polimeni, e cilësoi këtë ngjarje si një vrasje të tmerrshme dhe shprehu ngushëllimet për familjen e Ilarias dhe për komunitetin studentor.
“Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjes së Ilaries dhe gjithë komunitetit tonë studentor,” tha ajo.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht vrasjen e studentes shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së