Injoroi urdhër-arrestin për Netanjahun, GJNP kritikon vendimin e Hungarisë
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka kritikuar vendimin e Hungarisë për të kundërshtuar urdhrin e saj të arrestit për kryeministrin izraelit Netanyahu për krime lufte në Gaza.
Hungaria mund të tërhiqet nga GJNP (ICC) këtë javë pasi kryeministri izraelit pritet të nis një vizitë katër-ditore të enjten.
Zëdhënësi i gjykatës, Fadi El Abdallah, tha se nuk u takon palëve në ICC “të përcaktojnë në mënyrë të njëanshme drejtësinë e vendimeve ligjore të Gjykatës”.
Shtetet pjesëmarrëse kanë detyrimin të zbatojnë vendimet e gjykatës, shtoi El Ebdallah.
“Çdo mosmarrëveshje në lidhje me funksionet gjyqësore të Gjykatës do të zgjidhet me vendim të Gjykatës”, tha El Abdallah.
Presidenti i Hungarisë Viktor Orbán shihet si një pionier i disa prej të njëjtave taktika që Netanyahu është akuzuar se ka përdorur në Izrael: nënshtrimin e gjyqësorit, antagonizmin ndaj Bashkimit Evropian dhe goditjen e shoqërisë civile dhe grupeve të të drejtave të njeriut.
Vitin e kaluar, ICC lëshoi një urdhër arresti për Netanyahun dhe ministrin e tij të atëhershëm të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime të dyshuara lufte gjatë sulmit në Gaza.
Duke qenë se Hungaria është një nënshkruese e ICC-së, vendet pritet të arrestojnë ata me urdhër që hyjnë në territorin e tyre.
Megjithatë, presidenti hungarez Viktor Orban njoftoi vitin e kaluar se ai refuzoi urdhër-arrestin e Netanyahut dhe e ftoi atë të vizitojë Budapestin.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit