Urgjenca Kombëtare: Shqipëria gati për të përballuar emergjencat kimike dhe nukleare

2 Prill 2025 | 18:45

Shqipëria është gati t’u përgjigjet emergjencave të veçanta, siç janë ato kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare, pas trajnimit të marrë nga ekspertë të BE-së dhe Qendrës së Ekselencës.

Një incident kimik brenda një magazine është improvizuar nga Urgjenca Kombëtare, për të demonstruar më pas mënyrën se si duhet reaguar.

Ushtrimi u realizua nga specialistë të 9 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilat janë trajnuar nga ekspertë të BE-së.

“Ne kemi bashkuar 9 vende për të parë se sa efektiv ka qenë trajnimi, dhe të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë, tashmë kanë aftësinë për t’u përgjigjur ngjarjeve me natyrë kimike, biologjike apo radioaktive”, thotë Mark Salter, ekspert i Qendrës së Ekselencës në BE.

Përveç trajnimit të profesionistëve që reagojnë në ngjarje të tilla, Urgjenca Kombëtare është pajisur me të gjitha mjetet për të reaguar në çdo situatë.

Çadrat e dekontaminimit, nga ana tjetër, janë detektorët që përcaktojnë në çdo moment elementin kimik, radioaktiv apo biologjik që na kanë munguar.

“Si tenda që shikoni pas meje, ka 3 të tilla, të cilat përdoren si vend ngjarje dhe para spitaleve, në mënyrë që të mos kontaminohen strukturat publike”, thotë Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare.

Edhe pse janë ngjarje që nuk i shohim rëndom, Brataj thotë se të tilla trajnime janë të domosdoshme.

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026