Dodik: Vuçiç më njoftoi se INTERPOL s’ka pranuar të lëshojë fletarrestime ndaj meje

2 Prill 2025 | 20:38

Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë të mërkurën se është njoftuar se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e gjykatës së Bosnjës për të lëshuar fletarrestime ndërkombëtare kundër tij dhe Nenad Stevandiçit, kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska.

Dodik shkroi në X se u njoftua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin tha se e falënderon bashkë me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

“Presidenti Aleksandër Vuçiç sapo më telefonoi për të më thënë se mori një njoftim nga Drejtoria e Interpolit se ankesa e Serbisë ishte pranuar dhe se Interpoli ka refuzuar kërkesën e Gjykatës së Bosnjës për të lëshuar njoftim të kuq për Stevandiçin dhe mua”, shkroi Dodik në X.

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës kërkoi më 27 mars fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për dy liderët e Republikës Sërpska.

Kërkesa për fletarrestime ndërkombëtare u bë pasi ata nuk i ishin përgjigjur thirrjes nga Prokuroria e Përgjithshme e Bosnjës nën dyshimin se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.

Dodik, president i Republikës Sërpska, e bëri këtë njoftim në ditën kur u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë.

Një ditë më parë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se angazhimi i shtetit të tij ka parandaluar zbatimin e fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiqin.

Serbia kishte dërguar notë proteste në INTERPOL në lidhje me fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiqin, duke thënë se ato shkelin një nen të statutit që përcakton se çdo veprim nëse ka një sfond politik, ushtarak, fetar ose racor është rreptësishtë i ndaluar.

Daçiç kishte thënë më herët se Dodik dhe Stevandiç janë shtetas të Serbisë dhe se fletarrestimeve ndërkombëtare që Bosnja po iu referohej nuk përbënin bazë për veprim, pasi nuk kanë kaluar nëpër procesin e verifikimit për të parë nëse janë përmbushur kushtet.

Gjykata e Bosnjës kërkoi fletarrestime ndërkombëtare dy zyrtarët e lartë të Republikës Sërpska u larguan nga Bosnja, duke shmangur procedurat e përcaktuara me ligj të kontrollit kufitar, në kohën kur ndaj tyre ishte lëshuar një fletarrestim kombëtar.

Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj.

Të gjithë këto bien drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës dhe me Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe, e cila e përcaktoi Republikën Sërpska si njërin nga dy entitetet e Bosnjës.

Gjatë mandatit të tij si president i Republikës Sërpska, Millorad Dodik është përballur me kritika për prirje autoritare, minimin e institucioneve demokratike dhe krijimin e një kulture të patronazhit politik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026