Trump po kërkon shtete për të dërguar të dëbuarit nga SHBA, mes tyre edhe Kosova

3 Prill 2025 | 07:18

Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e arritjes së marrëveshjeve me disa shtete për të pranuar emigrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

Siç raporton “Wall Street Journal”, mes vendeve të cilave Trump u ka kërkuar të pranojnë të deportuarit ështe edhe Kosova.

Media amerikane pretendon se SHBA po shpreson që këto vende, ku përfshihen gjithashtu Libia, Ruanda, Moldavia e Mongolia, do të pranojnë kërkesën në këmbim të marrëveshjeve financiare apo përfitimeve politike për ndihmën që do t’i ofrojnë Trump të përmbushë një prej prioriteteve kyçe.

“Administrata amerikane shpreson që këto shtete të bien dakord, ndoshta në këmbim të marrëveshjeve financiare apo përfitimeve politike. Ndër shtetet që SHBA ka kërkuar të pranojnë emigrantët e deportuar janë Libia, Ruanda, Benini, Eswatini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova”, shkruan “Wall Street Journal”, duke cituar burime të njohura me procesin.

Një model për këtë qasje është përdorur në një marrëveshje të arritur me Panamanë në shkurt, sipas së cilës SHBA dërgoi një avion me mbi 100 emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, në këtë vend të Amerikës Qendrore.

Mbetet ende e paqartë nëse Kosova dhe shtetet e tjera të listuara do të pranojnë kushtet e propozuara nga administrata amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026

Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu ngushëllime të enjten për Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme që lanë të paktën 32 të vdekur dhe rreth 700...
12:30 | 25/06/2026

Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)

Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, ka surprizuar fansat duke zbuluar se do të dëshironte të bashkëpunonte me yllin shqiptaro-britanik Dua Lipa. Gjatë një interviste...
12:18 | 25/06/2026