Hakerim i e-maileve të Prokurorëve? Manjani: S’ka hakerim, i ka nxjerrë vetë SPAK-u

3 Prill 2025 | 21:16

Juristi Ylli Manjani ka folur këtë të enjte në Euronews Albania lidhur me njoftimin që SPAK bëri për një tentativë të paligjshme për të ndërhyrë në adresat e e-maileve të prokurorëve të kësaj strukture.

Manjani tha se për këtë çështje nuk ka situatë hakërimi. Sipas tij, shqetësuese në këtë mes është nxjerrja e hetimeve në media.

“Përdorimi i mjeteve elektronike nuk është i sigurtë. Nuk besoj që ka hakerim në SPAK, ka nxjerrje të dhënash siç është bërë gjithmonë gjithë këto vite. SPAK nuk ka dhënë ende shpjegim pse të dhënat e Sky Ecc janë në media, pse përgjimet e Ilir Beqjas janë në media.

Sa i përket hakërimit që përflitet në një sistemi të brendshëm të kompjuterave, në momentin që janë nxjerrë, avokatët s’kanë pasur dijeni fare. Nuk është hakerim, i kanë nxjerrë vetë ata.

Shqetësimi është nxjerrja hetimore në media dhe SPAK-u është përgjegjës për këtë. Së dyti, dje ka patur një seancë dëgjimi në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje, pra media në raport me sekretin. Aty prokurorët e SPAK kanë deklaruar se gazetarët që kanë në dorë dokumente sekrete, të pyesin vetë prokurorët janë apo jo sekrete për t’iu dhënë lejen e botimit apo jo. Kjo është poshtërsi.

Debati dje në Gjykatë ku pozicioni zyrtar i SPAK ishte censura paraprake, është skandaloz. Këtu nuk na i nxjerrin kompjuterat të dhënat, i nxjerrin njerëzit”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026