U tentua dhe posta e Dumanit, çfarë dihet nga hakërimi i e-maileve të SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara ka reaguar zyrtarisht për sulmin kibernetik të ndodhur ndaj e-maileve të disa prokurorëve. Sipas SPAK, ndërhyrja ka ndodhur më 12 mars, ku janë marrë disa informacione nga e-mailet e prokurorëve, por sistemi i brendshëm i IT-së nuk është cenuar.
Në reagimin zyrtar, SPAK bën të ditur se janë marrë masa të menjëhershme për të zbuluar autorët e hakerimit. Dy persona janë arrestuar, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni, i dyshuar për shpërndarjen e informacionit të vjedhur. SPAK gjithashtu njofton se ishte tentuar të ndërhyhej edhe në e-mailin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, por pa sukses.
Përveç hetimit penal, SPAK ka nisur një hetim të brendshëm administrativ për të verifikuar sigurinë e sistemit të IT-së të institucionit.
“Sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cenuar,”- njofton SPAK, duke shtuar se janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse. “Derisa të përfundojë hetimi, nuk ka asnjë të dhënë që sugjeron bashkëpunimin e personave të arrestuar me personel të brendshëm të SPAK,”- shtoi SPAK.
SPAK ka dyshime se arrestimet e bëra, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që realizon ndërhyrje të paautorizuar kompjuterike. Gjoni ka mbajtur postin e drejtorit në paraburgimin e Vlorës, ndërsa Rrokaj ka qenë zyrtar i IMT Vlorë. Gjatë hetimeve, SPAK ka marrë në pyetje disa persona, duke dyshuar se informacionet e marrë nga e-mailet e prokurorëve janë shpërndarë nëpërmjet telefonave celularë.
Gjatë periudhës së hetimit, SPAK ka sekuestruar pajisje të cilat dyshohet të jenë përdorur për ndërhyrjen dhe materialet e shkarkuara nga e-mailet e prokurorëve. Burime nga SPAK kanë njoftuar se grupi ka shfrytëzuar fjalëkalimet jo të sigurta të e-maileve të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleda Millonai dhe Elida Kaçkini.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit